Maqedoni

Reformat në media, Selmani: Pushteti bllokon bisedimet, Gruevski: Mbështesim ligj që aplikohet në ndonjë shtet të BE-së, Ahmeti: Pritet së shpejti të finalizohen

27.12.2015 17:26

Bisedimet e grupit punues për reformat në media janë bllokuar me faj të pushtetit...

Akuza drejtuar qeverisë vjen nga kryetari i SHGM-së Naser Selmani në një intervistë dhënë radios Europa e Lirë. Selmani thotë se partitë në pushtet nuk duan që të ketë ndryshime në media dhe vetëm faktori ndërkombëtarë mund ta zhbllokojë procesin. 
 
“Bisedimet janë të bllokuara me faj të partive në pushtet. Me sa duket, VMRO-DMNE ushtron presion ndaj Van Hojtes që të heqë dorë nga propozimet e tij kryesore. Mendoj se kjo nuk mund të ndodhë, për shkak se Bashkimi Evropian e ka kuptuar se pa depolizitizimin dhe pa departizimin e sistemit mediatik, ne nuk kemi kushte për zgjedhje korrekte”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
 
Akuzave të Selmanit kryeministri Nikolla Gruevski nuk u përgjigjet konkretisht. Ai thotë se zhbllokimi I bsedimeve do të ndodh kur të vijë koha. Sipas kryeministrit, VMRO – PDMNE do të pranojnë çfardo ligji tjetër i cili aplikohet në ndonjë shtet europian.
 
“Ne kemi ligj për mediat i cili është përpiluar sipas standardeve europiane, dhe e ka përgatitur ekspert i BE-së ndërsa pjesëmarës ishte edhe ndërmjetësi aktual zoti Vanhaute. Ai bashkë me Ivo Ivanovskin e finalizuan ligjin. Atëherë edhe Vanhaute edhe Këshilli I Europës, Komisoni Europian dhe OSBE publikisht deklaruan se ligji është i shkëlqyeshëm. Një vit e gjysëm më vonë filloi të bisedohet për ndryshime në këtë ligj. VMRO – DPMNE është e gatshme të pranojnë çfardo ligji tjetër të cilin e ka cilindo shtet i BE-së”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
 
Ndërkohë, Lideri I BDI-së tha se reformat në media, pritet së shpejti të finalizohen.
 
“Marrëveshja e Shkupit e dy qershorit thuaja që në tërësi është zbatuar, është realizuar. Kanë mbetur sipërfaqësisht edhe disa gjëra që kanë të bëjnë me mediat dhe asgjë më tepër”, tha ALi Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Nga ana tjetër Gruevski nuk komentoi edhe spekulimet në opinion se kryeministër I përkohshëm mund të jenë njëri nga këto tre emra Jolevski, Popovski ose Besimi. Se kush do të jetë pasardhës i tij, sipas Gruevskit, do tu thuhet kur të vijë koha. Qëndrim të njëjtë kryeministri shprehu edhe për zgjidhjen e kontestit të emrit i cili do të duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
 
MERAL ISMAILI