Botë

VV: Mustafa e Thaçi në përfundim të misionit

27.12.2015 17:56

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçin...

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçin se pas trazimit që i bëri Gjykata Kushtetuese, nuk po ndalin represionin ndaj Vetëvendosjes, të vetëdijshëm se janë në fund të misionit. 
 
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë Policia ka marr aksion të gjerë kundër opozitës. Ajo tha se dje është arrestuar Nol Nushi, ku udhëheqës i aksionit ishte Driton Imeri, i cili njihet mirë për rrahjet dhe arrestimet e aktivisteve të Lëvizjes.
 
Dërguti tha se, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është vërtetuar se, veprimet e opozitës janë në mbrojtje të Republikës, ndaj dhe i bëri thirrje policisë të mos u binden urdhrave - siç tha ajo, - të kundërligjshme.
 
Ndërsa zyrtari për Informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, tha se, Policia ka realizuar detyrën e saj në bazë të një udhërarresti të lëshuar nga organet kompetente të drejtësisë.