Prezantohen rezultatet e projektit trevjeçar të sipërmarrësisë së grave
Shoqata e femrave biznesmene të Republikës së Maqedonis sot organizojnë prezantimin e rezultateve të projektit trevjeçar rajonal "Sipërmarrësia e grave - motor për krijimin e vendeve të punës në Evropën Juglindore"...

Projekti zbatohet nga vitit 2012 deri në vitin 2015, ndërsa në të përveç Maqedonisë, ishin përfshirë Shqipëria , Kosova, BeH-ja, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Turqia dhe Moldavia.
Në konkludimet nga investigimet e bëra, midis të tjerave u vendos theks tek femrat dhe vajzat e reja dhe u potencua nevoja e inkuadrimit të tyre në shkencat teknike dhe natyrore, veçanërisht në sektorin e Teknologjisë Informatike (TI).
"Femrat e reja paraqesin potencial të fuqishëm për ekonominë botërore, thuhet në dokumentin përfundimtar të projektit bartësit e të cilit ishin Qendra Rajonale e Mësimit Sipërmarrës të vendeve të Evropës Juglindore dhe Iniciativa për Zhvillim Afatgjatë, nën koordinimin e Këshillit të Bashkëpuimit Rajonal.
