Javën e kaluar gjithsej 1.164 thirrje në Alo doktor!

28.12.2015 10:45

Javën e kaluar, përfundimisht me sot në mëngjes, 1.164 persona kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor"...

Siç njoftoi ESHP Shtëpia e Shëndetit Shkup,  të gjithë personave të cilët janë paraqitur në Alo doktor! u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatologjike.

Prej 15.09.2014 në 02/15 123 prej kur ka filluar të punojë linja telefonike Alo doktor! janë regjistruar gjithsej 68.378 thirrje.

Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit shëndetësor, ndërsa të qasshëm janë 25 mjekë për këshilla mjekësore. (mia.mk)