Qeveria izraelite miraton kufizimet për OJQ-të

28.12.2015 12:31

Ministrat e kabinetit izraelit e kanë miratuar legjislacionin që vendos kufizime të reja ndaj grupeve jofitimprurëse që marrin donacione nga jashtë, veprime këto që kritikët thonë se i kanë në cak organizatat pro-palestineze...

Projekt-ligji i propozuar nga ministri i Drejtësisë, Ayelet Shaked, dhe i miratuar nga kabineti qeveritar, kërkon nga organizatat joqeveritare që përmes raporteve t’i deklarojnë burimet e tyre të financimit nëse gjysma e fondeve të tyre janë të jashtme.

Kritikët thanë se legjislacioni ka për qëllim që të bëjë presion mbi organizatat që i kundërshtojnë politikat e kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Mbështetësit e ligjit, i cili pritet të miratohet edhe në parlament, thonë se qeveritë e huaja duhet t’i përdorin kanalet diplomatike e jo organizatat joqeveritare.