ShBA, përkeqësohet situata, 43 të vdekur nga tornadot
28.12.2015 12:37
Stuhitë që kanë goditur jugun dhe jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara në javën e Krishtlindjeve, kanë lënë 43 të vdekur, ndërtesa të shkatërruara dhe bllokim të transportit publik...

Moti i keq nxiti guvernatorët e Missourit dhe Nju Mexicos të shpallin gjendjen e emergjencës në qytetet e tyre.
Përmbytjet vranë të paktën 13 persona në Missouri dhe Illinois. Në Missouri, punëtorët e emergjencës evakuuan banorët nga shtëpitë e tyre. Guvernatori, Jay Nixon, tha se të paktën 8 persona u vranë dhe dhjetëra rrugë u mbyllën.
Nixon shpalli gjendjen e emergjencës, duke thënë se reshjet e vazhdueshme do të përkeqësojnë pasojat e përmbytjeve. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
