Siri, 32 të vdekur në Homs, nis evakuimi i militantëve
Të paktën 32 persona humbën jetën në qytetin Homs të Sirisë gjatë dy shpërthimeve të bombave...

Ngjarja e rëndë vjen në ditën kur po fillon zbatimi i marrëveshjes për evakuimin e militantëve dhe familjarëve të tyre të mbetur të bllokuar në qytetin Zabadani, në kufirin mes Sirisë dhe Libanit.
Sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, militantët e bllokuar do të lejohen të shkojnë në aeroportin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut, nëpërmjet një kanali të sigurt që kalon nga Turqia nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Prej muajsh militantët kanë qenë të rrethuar në qytetin kufitar nga forcat qeveritare siriane. Në të njëjtën kohë, rreth 300 familje të bllokuara në dy qytete shiite, në krahinën veriore të Idlibit, të mbajtur nga rebelët sirianë, gjithashtu do të evakuohen, sipas marrëveshjes.
Familjet do të udhëtojnë fillimisht në rrugë tokësore në Turqi dhe më pas do të fluturojnë drejt Bejrutit. As qeveria siriane dhe as mediat nuk kanë raportuar për marrëveshjen e nënshkruar të dielën. Më shumë se 4 mijë militantë dhe anëtarët e familjeve të tyre do të evakuohen nga rajoni. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
