Benzina lirohet për një denarë, ndërsa dizeli për tre denarë

28.12.2015 13:22

Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për një denar, ndërsa dizeli për tre denarë, vendosi sot Komisioni rregullativ për energjetikë...

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 61,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 63,50 denarë.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 43,50 denarë. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për 3,5 denarë dhe do të kushtojë 32 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,774 denarë për kilogramë dhe do të arrijë 15.969 denarë.

Komisioni rregullativ për energjetikë  e konfirmoi çmimin e ri  të karburantit në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport të dollarit në 14 ditët e fundit. (mia.mk)