Gjinekologjia mori donacion prej njëqind jastëqeve për gra shtatzëna dhe lehona

28.12.2015 14:11

Njëqind jastëqe special anatom për gra shtatzëna dhe lehona do të marrë sot donacion Klinika për gjinekologji dhe akusheri...

Bëhet fjalë për donacion me vlerë prej 200.000 denarë të mbledhura në simpoziumin edukativ humanitar me temë "Metodat dhe teknikat stomatologjike bashkëkohore", që e  organizoi Oda stomatologjike e Maqedonisë me rastin e 20-të vjetorit të ekzistimit të saj.

Nënkryetarja e Odës stomatologjike të Maqedonisë, Marija Andonovska  pas ndarjes së donacionit theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për përparimin e veprimtarisë stomatologjike dhe të përkujdesen për aktivitetet e karakterit humanitar.

Drejtoresha e Klinikës për gjinekologji dhe akusheri, Marija Haxhi Lega u falënderua për donacionin dhe potencoi se jastëkët do t'u ndihmojnë shtatzënave të ardhshme shumë më lehtë ta kalojnë edhe periudhën pas lindjes, si dhe periudhën gjatë hospitalizimit në repartet për shtatzëni patalogjike dhe për kujdesje intensive peripartum dhe në atë mënyrë t'u mundësojnë qëndrim më të lehtë në Klinikë. (mia.mk)