Ekonomi
Ekonomi, 33% e sipërmarrësve janë femra
28.12.2015 16:21
Në ekonominë e Maqedonisë, rreth 33% janë sipërmarrëse femra dhe ky numër është në nivel të vendeve të BE-së...

Në ekonominë e Maqedonisë, rreth 33% janë sipërmarrëse femra dhe ky numër është në nivel të vendeve të BE-së, por bizneset me të cilat udhëheqin gratë më së shpeshti janë mikro dhe kompani të vogla, për shkak se nuk kanë fitim të madh, ndërsa kompanitë i kanë hapur për shkak të nevojës, pasi kanë qenë të papuna, tregojnë analizat se projektit “Sipërmarrësitë e grave, motor për krijimin e vendeve të reja të punës”.
“Kjo do të thotë që femrat sipërmarrëse nuk kanë qarkullim dhe profit të lartë, më së shpeshti janë të vetëpunësuara. Në princip, ato hapin biznesin e tyre që të vetëpunësohen, pasi që janë të papuna, e jo që kanë vizion apo aftësi për të bërë biznes”- deklaroi kryetarja e Shoqatës së Femrave Sipërmarrëse, Valentina Disoska.
Por, edhe përskaj vështirësive me të cilat përballen gratë sipërmarrëse, Maqedonia ka shënuar progres të konsiderueshëm në zhvillimin e sipërmarrësisë së femrave, duke kaluar kështu edhe vende më të zhvilluara të Evropës.
“Maqedonia në projekt ishte shumë e rëndësishme. Edhe pse kishte fillime modeste, u bë një nga vendet e vetme në Evropë, përfshirë edhe BE-në, që për 4 vite arriti të bëj bazë statistikore. Shumë vende më të mëdha dhe më të zhvilluara në Evropë nuk u janë afruar rezultateve që i ka bërë Maqedonia”- tha drejtoresha e Iniciativës Për Zhvillim, Meri An Rukavina Cipetiq.
Projekti “Sipërmarrësia e grave, motor për krijimin e vendeve të reja të punës në Evropës Juglindore” ka filluar të zbatohet nga viti 2012, ndërsa përveç Maqedonisë është zbatuar edhe në 8 vende tjera të Evropës Juglindore.
GAZMEND REXHEPI
