Show Biz
Yjet e Show biz-it që u bënë prindër në 2015
28.12.2015 16:28
Viti 2015 ka sjellë lumturi në shumë familje, sidomos në disa familje të famshme të botës së show bizit...

E para mama vip e vitit ishte balerina dhe aktorja italiane Eleonora Abbagnato. Më 3 janar erdhi në jetë djali i saj Gabrieli, fëmija i parë në familjen Balzaretti.
Ccifti Shakira e Pique, të cilët janë bashkë që prej vitit 2010 kanë një djalë dy vjeç që quhet Milan. Ndërsa më 29 janar erdhi në jetë fëmija i tyre i dytë, Sasha Piqué Mebarak.
Aktorja bukuroshe Liv Tyler solli në jetë më 11 shkurt fëmijën e saj të parë me të fejuarin Dave Gardner. Vogëlushin e pagëzuan me emrin Sailor Gene Gardner. Ndërsa në familjen e Michelle Hunziker, pas dy vajzave Aurora e Sole, në festën e grave lindi vogëlushja Celeste.
Edhe për këngëtarin italian Eros Ramazzotti dhe bashkëshorten e tij Marica Pellegrinelli ky ka qenë një vit shumë i veçantë. Më 14 mars lindi djali i tyre Gabrio Tullio, fëmija i parë mashkull për këngëtarin.
Në muajin prill çifti i famshëm i Hollywood-it, Jessica Biel dhe Justin Timberlake pritën me gëzim djalin e tyre Silas Randall Timberlake, por data e saktë e lindjes ende nuk është bërë publike.
Më 2 maj, familja mbretërore mirëpriti princeshën Charlotte, vajza e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
Keira Knightley dhe James Righton u bënë prindër në muajin maj. Emri i vajzës së aktores së famshme është Edie.
Edhe Rocio Munoz Morales me bashkëshortin e saj, aktorin Raoul Bova njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre Luna më 3 dhjetor. Raoul ka edhe dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me ish-bashkëshorten Chiara Giordano.
“Ai është këtu”, me këtë postim në Twitter, Kim Kardashian e Kanye West bënë publik lajmin për ardhjen në jetë të djalit të tyre Saint. Ai lindi më 5 dhjetor dhe është fëmija i dytë në familjen e famshme të shoë bizit, pas vajzës North./Oranews
