Life Style

Kallamari gjigand në portin japonez (VIDEO)

28.12.2015 16:33

Një kallamar gjigand 4 metra është filmuar duke notuar në një port të Japonisë.

Krijesa e bardhë dhe portokalli është parë në gjirin perëndimor të Japonisë në Toyama Bay, sipas Motherboard.
 
Gjallesa të tilla me përmasa kaq të mëdha janë gjetur zakonisht pa jetë duke lundruar në sipërfaqen e oqeanit ose në breg të detit, thotë Ocean Portal.
 
Video tregon kallamarin Architeuthis duke notuar teksa i afrohet më shumë sipërfaqes ndërkohë që turma e sheh.
 
Pasi fotot dhe videot janë postuar në rrjetet sociale, shikuesit këmbëngulin që është një Architeuthis i rrallë.
 
Kallamari Architeuthis më i madh i regjistruar nga shkenctarët është 13 metra i gjatë dhe peshon rreth 1 ton./Oranews