Maqedoni

Remenski, padi penale ndaj Spasovit

28.12.2015 17:52

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski, deri te Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur padi penale kundër zëvendësit të saj...

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski, deri te Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur padi penale kundër zëvendësit të saj, Dime Spasov, dhe ish deputetes, Suzana Andova, për keqpërdorim të detyrës në këtë ministri.

Padia penale përfshin arsyetimin dhe dëshmitë për dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe punën e pandërgjegjshme në shërbimin për Dime Spasovin dhe zyrtarin shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Suzana Anova.

Siç sqaruan nga kjo ministri, në kundërshtim me nenin 181 nga Ligji për mbrojtje sociale, Spasov si ministër ka besuar autorizimin e personit Suzana Anova, e cila nuk ka të drejtë ligjore të vendos në procedurë administrative në emër të ministrit për t`i nënshkruar të gjitha aktet nga mbrojtja sociale.

“Në veprimet kundërligjore të përcjelljes së autorizimeve është vendosur për të drejtat nga mbrojtja sociale e qytetarëve. Më shumë vendime me ankesë për ndërprerjen e të drejtës së ndihmës sociale janë sjellë nga personi i paautorizuar, ndërsa tek numri më i madh i lëndëve nuk është vendosur sipas afatit të përcaktuar ligjor” Spasov, si ministër i atëhershëm, ka qenë i obliguar për t`i respektuar rregullat nga Ligji për mbrojtje sociale dhe nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative në raport me obligimin e zgjidhjes në bazë të ankesave në afatin e caktuar ligjor prej 60 ditëve, në të cilin duhej që të sigurohej ligjësia në kryerjen e rregullave në procedurën administrative, pa u krijuar kushte ku do të pamundësohej vendosja ligjore pas ankesave nga personi që nuk ka të drejtë të vendos pas ankesave në shkallën e dytë në procedurën administrative”- thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.