Maqedoni

Komuna e Çairit e miratoi buxhetin për vitin 2016

28.12.2015 21:02

Këshilli i Komunës së Çairit e miratoi buxhetin e ri për vitin 2016. Prioritet i Komunës së Çairit...

Këshilli i Komunës së Çairit e miratoi buxhetin e ri për vitin 2016. Prioritet i Komunës së Çairit në vitin 2016 mbeten projektet zhvillimore të cilat kanë për qëllim të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të komunës. Buxheti prej 1.363.866.359 denarë është zhvillimor dhe ka për qëllim të nxit përparimin e përgjithshëm të Komunës së Çairit si dhe të sjellë benefit për qytetarët.
 
"Me buxhetin e vitit 2016 sigurohen mjete për projekte kapitale në komunë, siç është ndërtimi i Sheshit Skenderbeu, revitalizimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit, mirëmbajtja e rrugëve me asfaltim, sanim si dhe asfaltim të tërësishëm të rrugëve në kuadër të komunës, rekonstrium i rrjetit të ujësjellësit si dhe projekte tjera të rëndësishme për qytetarët", thuhet në kumtesën nga Komuna e Çairit. 
 
Gjithashtu, thuhet më tej,  do të vazhdojnë edhe projektet për rinovimin dhe modernizimin e shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore, si dhe projekte të tjera të interesit publik./Mia