Botë

Sulme terroriste në Nigeri, të paktën 80 persona humbin jetën

28.12.2015 21:59

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën në Nigeri, pas disa sulmeve të ndërmarra nga organizata terroriste islamike Boko Haram...

Ekstremistët kanë goditur me granata hedhës dhe kanë veshur jelekë kamikazë për të vrarë qytetarë të pafajshëm në disa zona të vendit.
 
Në qytetin Maiduguri janë konfirmuar 50 viktima, por zyrtarët njoftojnë se ky bilanc mund të rritet, pasi në spitale ka shumë persona të plagosur rëndë.
 
Ndërkohë, në qytetin Madagali, dy sulme kamikaze kanë plagosur 20 persona ndërkohë që numri i të plagosurve përllogaritet të jetë afro 90./Oranews