Maqedoni

Më së ftohti në Berovë -6, në Shkup -3

29.12.2015 09:02

Berova sot në mëngjes është qyteti më i ftohtë në Maqedoni me -6 gradë të shënuara...

Pas tij pasojnë Manastiri, Dibra dhe Shtipi me -5, Strumica dhe Demir Kapia me -4, Tetova dhe Shkupi me -3, Prilepi, Mavrova dhe Kavadari -2, Kriva Pallanka dhe Kumanova me -1 dhe Ohri, Vinica, Pretori dhe Lazaropole me zero gradë celsius.
 
Tre gradë mbi zero sot në mëngjes janë shënuar në Topollçan, 4 në Pozhar, Gjevgjeli dhe Pozharan, 5 në Krushevë dhe Gjurishte dhe 7 në Dojran.
 
Mjegull të dendur sot në mëngjes ka në Demir Kapi, në disa pjesë së Fushëgropës së Shkupit, Kumanovë dhe Dibër. Në viset më të larta fryn erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Pasdite pritet të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi verior dhe të mundësojë shpërndarjen e mjegullës. Temperatura e ditës do të lëvizë prej 7 deri në 17 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 10 gradë Celsius.
 
Prej nesër do të shfaqet ndryshim i konsderueshëm i motit, i shoqëruar me erë mesatare verilindore dhe ftohje të menjëhershme, ndërsa në orët e mbrëmjes në pjesët verilindore të vendit do të ketë shi të dobët lokal, gjatë natës do të kalojë në borë. Më pas do të mbizotërojë mot i thatë dhe relativisht i ftohtë./Mia