Maqedoni
Për 24 orë në Shkup 20 aksidente dhe tetë të lënduar
29.12.2015 09:56
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë gjithsej në 20 aksidente...

Prej tyre, 11 janë me pasoja dëme materiale dhe tetë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë shoferë të automjeteve motorike, një shofer i automjetit motorik vozitës, dy bashkëudhëtarë, një këmbësor dhe një çiklist.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasoja të rënda trupore në orën 16 e 40 minuta në rr. "Bllagoja Stevkovski" në të cilën kanë marrë pjesë automobili "golf" me targa të Shkupit, i vozitur nga një qytetar i Shkupit dhe një këmbësor, qytetar i Shkupit. Në fatkeqësinë lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori.
Mbrëmë nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetit nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, si dhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 70 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot me fillim në orën 10:00 ish të punësuarit në OHIS do të mbajnë protestë të qetë para ndërtesës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit./Mia
