Maqedoni
Sekotori joqeveritarë protesta para Qeverisë kundër ndotjes
28.12.2015 19:37
Nën organizim të Sektorit civil u protestua para godinës së Qeverisë duke shprehur revoltin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit...

Organizatorët e protestës dhe qytetarët u shprehën të brengosur për mos marrjen e masave adekuate, dhe kërkuan nga autritetet lokale dhe qendrore të veprojnë bashkërisht në përmisimin e gjendjes së ajrit. Në mesin e organizatorëve ishte dhe “Eko Guerilla” nga Tetova dhe disa organizata të tjera nga Manastiri, Kërçova dhe qytete tjera.
“Mos na shitni mjegulla për të bler kohë por shfrytëzoheni kohën për të luftuar mjegullën që bartin ndotjen. Mos na i zbukuroni qytetet për një nate të vitit të ri por investoni që ato qytete të jenë të pastërta dhe mos na lodhni më me fjalë,retorika boshe,demagogji,me kushtezime dhe me politika madhore, por thjesht bëni atë që duhet të bëni. Modernizoni fabrikat, respektoni kushtetuten dhe konventat ndërkombëtare, investoni në të ardhmen në vend që të ndërtonin kaluarën. Baroki Bardh për shpirta të zi, është kot. Vendoni ato dreq filtrat po qofshin barok”, tha Arijanit Xhaferi.
“Kërkojmë të paktën një pjesë e buxhetit të dedikuar për ndërtimet e barok përmendoreve, anijeve dhe palmave të riorientohen për sumbvencionime të qytetarëve në nevojë që të mund të kyçen në ngrohejn qendrore, dhe të investohet në gasifikimin e vendit”, tha Gorjan Jovanovski, Protestues.
Edhe protestuesit thanë se të gjithë kanë një dëshirë, ajr sa më të pastër se ky i tanishmi.
“Ka një javë që kam ardhur prej Zvicrës, isha në Maqedoni dhe e shfrytëzova rastin që të vijë. Po të isha këtu gjithmon do vija sepse kjo nuk është kundër kurkujt kjo është për të gjith”..
“Unë kam dal të protestoj që ligji të vihet në funksion dhe ligji të jetë i barabartë për të gjith qytetarët e Maqedonisë duke marr parasysh se dikush i merr pare dikush helmin prandaj unë kam dal të protestoj”, thanë qytetarët.
Përfqësuesit e “EKO GUERILLA” thanë se nuk pajtohen me ndërprerjen dy mujore të punës së Jugohromit dhe kërkojnë që kjo kompani dhe kompanitë tjera të vendosin filtra.
REXHEP QAMILI
