Botë
Abadi: ISIS do të dëbohet nga Iraku
29.12.2015 12:13
Kryeministri i irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar se grupi militant “Shteti Islamik” do të dëbohet nga Iraku...

Këto prononcime ai i bëri pasi forcat qeveritare kanë rikthyer qytetin e Ramadit, me ç’rast ai në një adresim televiziv është zotuar se do të rikthehet edhe qyteti i dytë i Irakut, Mosuli, duke thënë se kjo do të jetë një “goditje fatale dhe përfundimtare” për “Shtetin Islamik”.
Rikthimi i Ramadit është mirëpritur nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka thënë se “Shteti Islamik” ka pësuar humbje të madhe.
Xhihadistët kishin marrë Ramadin në muajin maj, ndërsa Forcat irakiane kanë luftuar për javë të tëra për rikthimin e Ramadit, që ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.
