Arabia Saudite shtrenjton benzinën pas deficitit buxhetor
Arabia Saudite ka njoftuar për një deficit rekord buxhetor në vitin 2015, duke paralajmëruar shkurtime të papara në subvencionet me karburante, përfshi edhe shtrenjtimin e benzinës...

Pas deficitit prej 98 miliardë dollarësh, Arabia ka thënë se prej sot do të rrisë çmimet e benzinës për më shumë se 50 për qind.
Shkurtimi i subvencioneve me karburante dhe reduktimi i shpenzimeve të tjera duhet të ulin deficitin e vitit të ardhshëm në 87 miliardë dollarë, kanë thënë autoritetet në Riad.
Taksat nga nafta përbëjnë gati tri të katërtat e të ardhurave të Qeverisë saudite. Subvencionet me karburante janë një çështje shumë e ndjeshme në Arabinë Saudite, ku banorët tashmë janë mësuar me kosto të ulët të shërbimeve dhe karburantit.
Qeveria shpenzon 61 miliardë dollarë në subvencionet e energjisë çdo vit, pothuajse 11 miliardë dollarë prej tyre në benzinë. Por, edhe me rritjen e çmimeve sauditët do të paguajnë vetëm 24 cent për një litër benzinë.
