Botë
“Reporterët pa kufij”: së paku 67 gazetarë janë vrarë në vitin 2015
29.12.2015 12:23
Së paku 67 gazetarë janë vrarë gjatë vitit 2015, derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre, raporton Organizata për Lirinë e Medias “Reporterët pa kufij”, me seli në Paris...

Sipas kësaj organizate, shumë gazetarë janë sulmuar në vende gjoja paqësore, ndërsa dyzet e tre gazetarë kanë vdekur në rrethana të paqarta.
Në anën tjetër, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, ka thënë se ka dokumentuar 69 vrasje. Sipas grupit të njëjtë, 29 gazetarë janë vrarë nga grupet militante islamike.
Të vrarët nga grupet ekstremiste këtë vit përfshijnë edhe tetë gazetarët e vrarë në një sulm në Paris, në muajin janar, në zyrën e revistës satirike “Charle Hebdo”, e cila ka publikuar karikatura të profetit Muhamed.
