Maqedoni

Një tren u përplas në shkëmb, nuk ka të lënduar

29.12.2015 12:54

Në mëngjes rreth orës 6 në linjën hekurudhore fshati Sogle - fshati Teovë, në Veles ka ndodhur një fatkeqësi hekurudhore, me ç'rast një tren u përplas në shkëmb...

Sipas informatës së Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB-së Veles, së pari ka arritur informatë se nuk ka të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale të trenit dhe binareve.
 
Komunikacioni hekurudhor ishte në ndërprerje katër orë dhe prapë ka filluar me qarkullim prej orës 10 e 15 minuta. Po kryhet ekspertizë në vendin e fatkeqësisë./Mia