Në natën e Vitit të Ri nuk do të ketë borë, temperaturat do të ulen deri më -11 gradë

29.12.2015 13:29

Natën e Vitit të Ri nuk do të ketë reshje të borës, por në këto ditë të mbetura të këtij viti dhe në ditët e para të vitit që vjen do të kemi mot të ftohtë dhe tërheqje të mjegullës për shkak të erës që do të fryjë nga veriu...

Kështu bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjik, duke theksuar se gjatë këtyre ditëve temperaturat, sidomos gjatë orëve të natës, do të ulen dukshëm.

“Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbretërojë mot i qetë, por i ftohtë, pa reshje, me temperatura të ulëta gjatë natës, që mund të arrijnë deri në -11 gradë. Gjatë ditës së nesërme do të fryjë erë e fuqishme veriore, ndërsa në pjesën juglindore, në orët e pasdites, do të ketë reshje të dobëta të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të jenë nga -4, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 8 gradë celsius”- deklaroi Maja Markovska nga Enti Hidrometeorologjik.

Temperaturë e ngjashme pritet edhe gjatë ditëve në vazhdim, me atë që temperatura në disa pjesë të vendit do të zbresë edhe deri në -11 gradë celsius.

Nga Enti Hidrometeorologjik theksojnë se një stuhi e të ftohtit pritet të përfshijë vendin, sidomos gjatë vikendit, apo në ditët e para të Vitit të Ri, kur sidomos në pjesën perëndimore të vendit priten kushte për të reshura të borës, që do të fillojnë të shtunën, ndërsa të dielën bora do të kaplojë një pjesë më të madhe të vendit. (Gyltene Sinani, TVM2)