Këshilli Republikan për Siguri në Trafik: Gjatë këtij viti jetën e kanë humbur 144 persona

29.12.2015 14:48

Gjatë vitit 2015, 144 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit, 43 prej tyre këmbësorë, tregojnë analizat e Këshillit Republikan për Siguri të Komunikacionit, shumica e tyre janë persona mbi moshën 60 vjeçare, por megjithatë gjatë këtij viti vërehet rritje e fëmijëve që humbin jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion...

“Nëntë fëmijë të moshës deri 4 vjeçare e kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni dhe 13 fëmijë të moshës prej 5 deri më 18 vjeç. Dua të theksoj se në përqindje në BE, 5 persona në 100 mijë njërës e humbin jetën në aksidente trafiku. Në Maqedoni, 7.2 njerëz në 100 mijë e kanë humbur jetën në aksidente trafiku, edhe pse ky indikator tregon se kemi rezultate më të mira në krahasim me vendet e rajonit, por gjithsesi vlerësojmë se me më shumë përqendrim dhe me përgjegjësi më të madhe mund t’i përmirësojmë këto shifra”- sekretar gjeneral në Këshillin Republika për Siguri në Komunikacion, Risto Mançev.

Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të bëjnë kujdes gjatë festave të fundvitit, t’i respektojnë rregullat për shpejtësi dhe të mos vozisin kur janë nën ndikim të alkoolit, pasi që alkooli dhe vozitja e shpejtë janë shkaqet kryesore që sjellin në aksident. (Gazmend Rexhepi, TVM2)