Botë
Belgjikë-2 të arrestuar, policia: Planifikonin sulme për Vitin e Ri
29.12.2015 16:12
Policia belge ka arrestuar dy persona, pasi dyshohen se kishin planifikuar të organizonin sulme në Bruksel gjatë festave të fundvitit...

Operacionet u zhvilluan në kryeqytetin belg dhe krahinat e Flemish Brabant dhe Liege. Gjatë bastisjeve forcat policore kanë sekuestruar veshje ushtarake, pajisje kompjuterike, por jo armë apo eksploziv.
Gjithashtu në banesat e tyre u sekuestruan edhe materiale që dëshmojnë propagandën e “Shtetit Islamik” dhe ekstremizmin e grupit. Sipas autoriteteve vendase, të arrestuarit kanë pasur në objektiv të sulmeve vende të njohura të qytetit apo objekte simbolike të tij. Njëri prej të arrestuarve dyshohet si rekrutues kryesor i një celule terroriste.
Megjithatë, paraprakisht policia belge deklaron se arrestimet nuk kanë lidhje me sulmet tragjikë të Parisit, ku humbën jetën 130 perona.
GAZMEND KURTISHI
