Rasti “Puç”, Gjykata pezullon paraburgimin për Verushevskin

29.12.2015 17:03

Gjykata Themelore e Shkupit pezulloi masën e paraburgimit për Zoran Verushevskin dhe Gjorgji Llazarevskin, si dhe dy të dyshuarit në rastin “Puç”...

“Këshilli mori vendim, me të cilin pezullohet masa e paraburgimit për të akuzuarit, për Zoran Verushevskin dhe Gjorgji Llazarevskin, ndërsa pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale, që kanë të bëjnë me përcjelljen e paligjshme të komunikimeve për pranimin e garancisë së propozuar dhe përcaktimin e masave të sigurisë për të akuzuarit”- njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Pasuria e tyre dhe marrja e pasaportave janë garanci për paraqitjen e tyre në procesin gjyqësor. Garancitë e tilla janë ofruar nga avokatët e Verushevskit dhe Llazarevskit, derisa Prokuroria Speciale ka kërkuar që në mënyrë plotësuese t’u merret edhe pasaporta dhe të mos guxojnë ta braktisin vendbanimin.

Verushevski dhe Llazarevski pritet të lirohen nga paraburgimi më së shpejti nesër.