Gostivar, filtër stacioni i ri i ujit, fshatrat furnizohen me ujë të filtruar
Nga sot, qytetarët dhe të gjithë fshatrat të cilat furnizohen me ujë për pije...

Nga sot, qytetarët dhe të gjithë fshatrat të cilat furnizohen me ujë për pije përmes rrjetit të Gostivarit, do pinë ujë të pastër dhe të filtruar.
Filter stacionin, i cili ndodhet në fshatin Vërtok, e lëshuan në përdorim kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i RM-së, Nuran Izairi.
Bejta me këtë rast ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë kontribuar që më në fund qytetarët e Gostivarit të pinë ujë të pastër dhe të filtruar, ndërsa e ka cilësuar si projektin më me vlerë për 2015-tën në Gostivar.
Edhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, i ka uruar të gjithë ata të cilët kanë punuar që filter stacioni më në fund të vendoset në përdorim për gostivarasit, ndërsa shtoi se edhe në të ardhmen do ketë investime tjera me vlerë për Gostivarin.
Filter stacioni ka kushtuar dy milion e 100 mijë euro, para këto të siguruara nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për Komunën dhe Ndërmarrjes Publike Komunale të Gostivarit. (Lulzim Haziri, TVM2)
