Theaux i pari, ndërprenë dominimin e Svindalit në lëshim

29.12.2015 18:05

Theaux tregoi paraqitje fantastike në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Santa Caterina të Italisë...

Një garë interesante e spektakolare, por Theaux ka qenë në formë të mirë dhe triumfoi, duke pasur kohën 1:47.29 minutë. Kjo ishte fitorja e tretë në karrierë e tij dhe po në të njëjtën disiplinë. Francezi ndërpreu dominimin e Svindalit, i cili në lëshim kishte arritur tri fitore rresht.

Austriaku Hannes Reichelt renditet në vend të dytë, por me kohë më të dobët për një sekondë e 4 qindta, ndërsa ishte më i shpejt për 11 qindtat se David Poisson i Francës. Ndërkaq, italiani Christof Innerhofer që startoj me numër 3 pas 40 sekondave me 130 km/h në një portë është ndesh, i cili arriti në pozitën e katërt dhe 7 qindtat më i ngadalshëm se Poisson.

Aksel Lund Svindal nuk pati paraqitje të mirë dhe zuri vendin e shtatë, me një sekondë e 61 qindtat më i dobët se fituesi i garës.

Në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Aksel Lund Svindal kryeson me 336 pikë, i përcjellë nga Guillermo Fayed (219), Kjetil Jansrud (174).