Hansdotter për 7 qindtat më e shpejt se Holdner
29.12.2015 18:08
Frida Hansdotter bëri rrëshqitje më të mirë dhe ia doli të arrijë e para në cak me kohë 1:47.02 minuta...

Skiatorja në fjalë në rrëshqitjen e parë kishte kohë më të mirë për 11 qindtat se zvicerania Ëendy Holdener.
Skiatorja suedeze arriti e para në cak me kohë më të shpejt për shtatë qindtat se Holdner. Sllovakja Petra Vlhova është e lumtur që arriti në podium, e cila pati kohën për 43 qindtat më të ngadalshme se triumfuesja e kësaj gare.
Hansdotter prin me 320 pikë në renditjen e përgjithshëm të sllallomit, pas saj janë: Vlhova (220), Shiffrin (200) etj. Ndërsa Lara Gut kryeson me 658 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pasojnë: Lindsey Vonn (500), Frida Hansdotter (476), Eva-Maria Brem (377), Viktoria Rebensburg (324).
