Botë

Shteti Islamik ka vrarë 2.000 civilë në Siri për 18 muaj

29.12.2015 18:50

Anëtarët e Shtetit Islam (SHI) kanë vrarë 2.000 civilë në Siri, pasi shpallën formimin e kalifatit 18 muaj më parë...

Anëtarët e Shtetit Islam (SHI) kanë vrarë 2.000 civilë në Siri, pasi shpallën formimin e kalifatit 18 muaj më parë, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut (SCNPÇ), transmeton BTA.
 
Pothuajse gjysma e tyre, rreth 930 njerëz ishin nga fisi sheitat, që e kundërshtonin pushtetin e SHI-së, pasi ata ua kishin marrë tokat në Sirinë lindore vitin e kaluar.
 
Xhihadistët kanë vrarë 420 anëtarë të vet, kryesisht luftëtarë të huaj, me akuzën për spiunim ose tentim për tu larguar.
 
Anëtarët e SHI-së kanë vrarë më shumë se 100 ushtarë dhe përfaqësues të policisë proqeveritare, si dhe 253 kryengritës, kumtoi organizata joqeveritare me seli në Britaninë e Madhe./mia