Botë
Cyrih: Evakuim për shkak të paraqitjes së bombës
29.12.2015 19:40
Një qendër tregtare në vendin jo larg nga Bazeli është evakuuar sot për shkak të kanosjes me bombë, njoftoi policia...

Siç citoi policia, në mënyrë anonime janë kanosur se do të detonojnë një bombë në garazhin e nëndheshëm në qendrën tregtare Prateln.
Personi i cili është kanosur me bombë, ka folur një gjermanishte të keqe
Policia e ka kërkuar tërë qendrën tregtare me qen gjurmimi por deri në orën 15 nuk kanë gjetur asnjë lloj eksplozivi.
Në pjesën më të madhe të Evropës niveli i sigurisë është rritur pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor./mia
