Maqedoni
Shkupi festoi hapjen e universitetit të ri (Video)
30.12.2015 09:21
Në Sheshin Skëndërbe, në organizim të Komunës së Çairit, mbrëmë u mbajt një koncert festiv për hapjen e universitetit të ri në gjuhën shqipe në Shkup...
Ky program artistik në të cilin ishin pjesëmarrës emra të njohur të muzikës shqiptare, si: Adrian Gaxha, Floriani dhe Lindoni; Valon Suma; XXL Band; Grupi i valltarëve “Ilirida”, u ndoq nga një numër i madh i të rinjve, të cilët me pjesëmarrjen e tyre treguan përkrahjen për këtë projekt të madh kombëtar.
Në koncert të ftuar specialë kanë qenë Malësori nga Mali i Zi, ndërsa nga Kosova Gili dhe i shumëkërkuari 2TON.
Atmosfera kulmoi kur në skenë u ngjitën Adrian Gaxha dhe 2TON, performansë e cila u pasua me fishekzjarre, që për një kohë të gjatë ndriçuan qendrën e Shkupit.
