Maqedoni

Propozim-ligji për pagat për gjykatësit dhe prokurorët publikë para deputetëve

30.12.2015 10:33

Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë...

Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, Ligjin për pagat e gjykatësve dhe Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, të gjitha në procedurë të shkurtuar, janë në rend dite të vazhdimit të sotëm të gjashtë të seancës së 80-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
 
Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, deputetë duhet të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, në lexim të parë, i parashtruar nga deputetët e opozitës./Mia