Maqedoni
KShZ, seancë për zgjedhjen e anëtarit të ri
30.12.2015 13:15
Komisioni kuvendor për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme...

Komisioni kuvendor për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme duhet të miratojë propozim-vendim për shkarkimin e Violeta Dumës, anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Duma do të shkarkohet nga ky funksion, sepse i përmbush kushtet për dalje në pension. Ajo para pak kohe u zgjodh në këtë funksion në propozim të LSDM-së.
Kryetari i Komisionit, Zoran Iliovski, sqaron se për përmbushjen e vendit të një anëtari të KSHZ-së në propozim të LSDM-së do të shpallet thirrje publike.
KSHZ-ja sot pret të mbajë seancë në të cilën duhet të zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Komisionit. Sipas informacioneve nga KSHZ-ja, në shpalljen, e cila u publikua, janë paraqitur 14 të kandidatë.
