Botë
Mbahen bisedime për armëpushim në Ukrainë
30.12.2015 13:48
Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës do të bisedojnë sot në telefon...

Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës do të bisedojnë sot në telefon në lidhje me përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes së paqes në mes të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Petro Potoshenko, me qëllim të “koordinimit të pozicioneve” ka biseduar të martën me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara bisedës përmes telefonit që do të zhvillohet sot. Zyra e tij ka njoftuar se të dy liderët kanë biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes së paqes, të arritur në muajin shkurt, në Minsk të Bjellorusisë.
Zyra e Poroshenkos në vazhdimësi i kanë akuzuar separatistët për “shkeljen e armëpushimit dhe angazhimin për të provokuar” në rajonin Donbas, me çka, sipas kësaj zyre, po e rrezikojnë procesin e paqes.
