Për 24 orë janë dhënë 2.662 vërtetime për kërkesë për azil të emigrantëve
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.662 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.105 janë të gjinisë mashkullore, 565 të gjinisë femërore, 989 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit. Njëmbëdhjetë fëmijë udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit...

Siç kumtoi MPB, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 1.444, Afganistanit 623 dhe Irakut 595 .
Në periudhën nga 19.06.2015 deri mbrëmë janë dhënë vërtetime për gjithsej 382.814 shtetas të huaj, nga të cilët 206.710 janë të gjinisë mashkullore, 64.733 të gjinisë femërore, 93.268 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 18.103 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 213.480 pastaj të Afganistanit - 94.501, Irakut - 53.392, Iranit - 6.231, Pakistanit - 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë - 1.276, Bangladeshit - 1.253, Marokut - 1.317, Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit - 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Gjatë 24 orëve të kaluara deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri mbrëmë në Sektorin për azil janë parashtruar 84 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprakisht, me ç'rast 56 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për më 29 dhjetor janë evidentuar gjithsej 43 kërkues të azilit prej të cilëve 30 burra, katër gra dhe nëntë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari. Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, nëntë kërkues të azilit (tre burra, një grua, tre minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe dy minoren pa shoqërim të kujdestarit) janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)
