Rrëzohet aeroplani, bie mbi ndërtesë

30.12.2015 14:46

Një aeroplan me një motor është rrëzuar në një ndërtesë të Anchorage, qytetit më të madh të shtetit të Alaskas, në Amerikë, të martën mbrëma...

Autoritetet thanë se piloti ka vdekur në vend, ndërsa nuk janë regjistruar viktima tjera.

Arsyet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura, por zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë indikacion se ky ka qenë ndonjë akt terrorist ose i lidhur me terrorizmin.

Po ashtu, nuk dihet kujt i takonte fluturakja, sikur mbetet i paqartë edhe caku i fluturimit të tij. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)