Turqi, arrestohen dy anëtarë të dyshuar të IS-it

30.12.2015 14:48

Policia turke i ka arrestuar dy pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist “Shteti Islamik”...

Ata dyshohet se po përgatisnin sulme vetëvrasëse në Ankara në prag të Vitit të Ri. Dy burrat kanë hyrë nga Siria në Turqi.

Prokuroria ka thënë se dy burrat dyshohen se po planifikonin sulm në sheshin Kizilay, në qendër të kryeqytetit turk, vend ku turmat mblidhen për ta festuar Vitin e Ri.

Një muajin tetor, rreth 100 persona janë vrarë si rezultat i një sulmi terrorist në Ankara. Autoritetet turke kanë thënë se gjatë muajve të fundit i kanë goditur të ashtuquajturat “qelizat e grupit militant” në të gjithë vendin. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)