Përfundoi faza e parë e ujësjellësit të Likovës

30.12.2015 16:44

Sot, në fshatin Sllupçan është lëshuar në përdorim krahu jugor i ujësjellësit të Komunës së Likovës...

Me këtë është shënuar përfundimi i  fazës së parë të ujësjellësit, që ka kushtuar 2.5 milion euro.

Për kreun e Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, është ky një projekt kapital, i cili është realizuar sipas dinamikës së paraparë. Ndërkaq, për ministrat e Qeverisë nga radhët e BDI kjo është një arritje e radhës e BDI-së.

Faza e dytë e ujësjellësit të Likovës gjatë vitit 2016 do të shtrihet në drejtim të fshatit Llojan  dhe Nikushtak, kurse faza e tretë në drejtim të fshatit Opajë. (Nexhat Aqifi, TVM2)