Basketboll

NBA, tjetër disfatë për Houston, Oklahoma e frikshme

30.12.2015 16:48

Dwight Howard zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit por as paraqitja fantastike e ish lojtarit të Orlandos dhe Lakers-ave...

Dwight Howard zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit por as paraqitja fantastike e ish lojtarit të Orlandos dhe Lakers-ave nuk i mjaftoi Houston Rockets për të evituar disfatën  e radhës. Në Toyota Center skuadra teksane u mund me shifrat 115-121 nga Atlanta Hawks. Dwight Hoëard koleksionoi 30 pikë 16 rebound dhe 3 asiste në këtë përballje ndërkohë që më i miri mbi parket për formacionin nga Georgia rezultoi Al Horford që e mbylli ndeshjen me 30 pikë 14 topa të zotëruar nën tabelë dhe 2 asiste.
 
Rrugën e fitores e gjeti dhe Oklahoma City Thunder që në shtëpi kaloi me rezultatin 131-123 Milwaukee Bucks. Kate Middelton me 36 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 27 pikë shkëlqyen për skuadrën e trajnerit Jason Kidd në këtë sfidë por as kjo dyshe të udhëhiqte drejt fitores Milwaukeen. Te Oklahoma spikati treshja Rusell Westbrook-Kevin Durant-Enes Kanter.
 
Fiton sërish Cleveland Cavaliers. Pas Phoenix skuadra nga Ohio mposhti edhe Denverin brenda në Colorado me rezultatin 93-87. Cavs iu falën paraqitjes së Lebron James që koleksionoi në total 36 pikë 4 asiste dhe 2 rebound.
 
Nuk ndalet as Memphis Grizzlies që në Tenneesee mundi pas kohës shtesë Miami Heat 99-90. Heroi i vendasve rezultoi spanjolli Marc Gasol i cili realizoi gjithsej 23 pikë 6 asiste dhe 8 rebound.
 
Vitet kalojnë por Carmelo Anthony vazhdon të jetë po i njëjti. Neë York Knicks iu fal edhe njëherë tjetër klasit të yllit të saj për të mposhtur lehtësisht Detroit Pistons me rezultatin 108-96. Me 24 pikë 6 asiste dhe 6 topa të zotëruar nën tabelë Melo rezultoi basketbollisti më i mirë në parket për skuadrën e trajnerit Derek Fisher me New Yorkun që u rikthye te fitorja pas 4 humbjesh radhazi.