Sportet E Tjera

Shqiptari ndjehet mirë pasi rrahu serbin

30.12.2015 16:55

Serbi Sllavisha Simonoviq nuk i rezistoi më shumë se tre runde shqiptarit nga nga Tërnoci i Madh i Bujanocit, Shefat Isufit...

Kryetrimi shqiptar boksojë me mjeshtri, duke i dhënë goditje të tmerrshme serbit Simonoviq.
 
“Isufi ka qenë shumë më i mirë saqë e shtriu përtoke serbin në rundin e tretë. Ky meç ka qenë i vlefshëm për për titullin IBF të Europës në kategorinë gjysmë të rëndë, i cili është zhvilluar në Regensburg të Gjermanisë. Isufi që nga rundi i parë futet me një energji të madhe, me teknikën e tij të jashtëzakonshme detyroi serbin të bie në dysheme. Sllavisha tri herë bie në tokë dhe gjyqtarit nuk i mbetet gjë tjetër pos ta ndërprenë meçin dhe t’ia ngrit lartë dorën shqiptarit. Serbi i hutuar e i turpëruar e lëshoi ringun, ndërsa Isufi kremtoi këtë super fitore”, – tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Halit Nezaj, menaxher për marketing dhe për media. Isufi ka 24 meçe, 19 fitore, 2 barazime e 3 humbje.