Mustafa: Nuk do japim dorëheqje

30.12.2015 18:01

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqje nga posti i tij e as nuk do të ketë zgjedhje të reja...

Në një konferencë për media tha se koalicioni me PDK-në është shumë i fortë dhe se ata e kanë përmbushur me sukses misionin e tyre deri më tani, duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje të reja. Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se opozita duhet të japë dorëheqje nga dhuna, duke iu bërë edhe një herë ftesë për dialog brenda kuvendit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në vitin 2016 do të tejkalohet kriza politike në Kosovë.