Botë

Vazhdojnë vërshimet në Britaninë e Madhe, stuhi e re e kaploi Skocinë

30.12.2015 19:25

Reshjet e mëdha dhe erërat e fuqishme vazhdojnë të krijojnë probleme për banorët në disa zona të Britanisë së Madhe, transmeton BTA...

Sot në Skoci 5.500  amvisëri mbetën pa energji elektrike, ndërsa në Angli dhe Uells rreth 3.000.
 
Megjithatë, zvogëlohet numri i paralajmërimeve rreth vërshimeve të rënda, pasi niveli i shumë lumenjve në Anglinë Veriore u zvogëlua nga nivelet e larta rekorde.
 
Përfaqësuesit e shërbimit britanik për mjedisin e jetesës paralajmërojnë se toka është shumë e lagësht, që do të thotë se gjatë reshjeve të reja shumë shpejt mund të shkaktohen vërshime të reja./mia