Botë

Në Stamboll është gjetur një fëmijë i mbytur nga Siria

30.12.2015 20:14

Trupi i një fëmijë katërvjeçar është gjetur në bregun e Bosforit në Stamboll. Fëmija i mbytur është Metin Fajal...

Trupi i një fëmijë katërvjeçar është gjetur në bregun e Bosforit në Stamboll. Fëmija i mbytur është Metin Fajal, i cili para dy viteve së bashku me familjen ka ardhur në Turqi, duke ikur nga lufta në Siri, publikuan mediat turke.
 
Fëmija para dy javëve është denoncuar si i zhdukur, ndërsa dje është gjetur në brigjet e Bosforit, në lagjen Ortakoj, në pjesën evropiane të Stambollit.
 
Nëna e ka identifikuar fëmijën në bazë të rrobave, ndërsa është ngritur edhe hetim për vërtetimin e shkaqeve të vdekjes së djalit.
 
Familja e ka lajmëruar policinë për zhdukjen e fëmijës më 16 dhjetor në lagjen Eminonu.
 
Turqia nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011 deri më tani ka pranuar më shumë se dy milionë refugjatëve sirianë.
 
Imazhi i fëmijës trevjeçar të mbytur Ajlajan Kurdi, të gjetur në plazhin turk në shtator e ka tronditur botën./mia