Maqedoni
Parashikimi i motit
31.12.2015 09:07
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë të dobët deri mesatare veriore...

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë të dobët deri mesatare veriore, ndërsa sonte në pritje të Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe mjaft i ftohtë, me temperaturë e cila do të zbresë deri minus 11 gradë.
Temperatura minimale do të ejtë në interval prej minus tetë deri një gradë, ndërsa maksimalja prej minus dy deri pesë gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ftohtë me erë të dobët deeri emsatare veriore. Temperatura minimale minus 4, ndërsa e ditës do të arrijë deri tre gradë.
Nesër do të mbisundojë mot me diell dhe i ftohtë. Të shtunën vranësirat do të shtohen dhe temperaturat do të fillojnë të ngriten. prej të dielës pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme, në viset e ulëta me shi dhe borë, ndërsa në viset më të larta me borë, me intensitet tën ndryshueshëm.
