Botë

Në televizionin shtetëror shqiptar urim edhe në gjuhën maqedonase

31.12.2015 09:48

Në televizionin shtetëror shqiptar sot urimi i Vitit të Ri do të emetohet edhe në gjuhën maqedonase si dhe në gjuhën e bashkësive etnike, serbe, greke, vllehe dhe rome...

Urimi do të emetohet në emisionin informativ qendror, në Ditarin e orës 16 dhe të orës 20. Atë do ta japë Niko Kitani, anëtarë i Komitetit shtetëror për pakica në kuadër të Qeverisë shqiptare, si përfaqësues i bashkësisë etnike maqedonase.
 
"Festat e Vitit të Ri janë kohë kur i themi urimet tona të sinqerta. Me dëshirat e mia më të sinqerta ua uroj Vitin e Ri 2016 të gjithë maqedonasve kudo që janë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ju dëshiroj disponim të mirë gjatë festave të fundvitit, me dëshirë për shëndet të mirë, gëzime si dhe më shumë suksese në vitin e ardhshëm. Përkatësinë etnike dhe politike ta lëmë anash, të jetë pjesë e shkallës së dytë në jetën tonë. Të bashkohemi të gjithë, vetëm kështu mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për gjeneratat e tanishme si dhe për të ardhshmet", qëndron në urimin e Kitanit, përfaqësues i komitetit maqedonas./Mia