Botë

Merkel: Azilkërkuesit nuk duhet të shihen me urrejtje

31.12.2015 12:21

Kancelarja, Angela Merkel, në porosinë e Vitit të Ri u bëri thirrje gjermanëve të shohin "mundësi për ardhmërinë" lidhur me fluksin rekord të refugjatëve në vend...

"Këtë vit që po e përcjellim vendi pranoi më shumë se një milionë azilkërkues dhe ishte përplot me sfida"- thekson Merkel në fjalimin e Vitit të Ri.

Ajo i paralajmëroi qytetarët se pason edhe një problem tjetër, por se tërë kjo në fund do të shpaguhet për shtetin "sepse vendet gjithmonë kanë pasur dobi nga migrimet e suksesshme, ekonomike dhe sociale".

Ajo përkujton se Gjermania edhe në të kaluarën u ka dalë në fund sfidave të tilla, siç ishte bashkimi i sërishëm dhe se ka krijuar ekonomi të fuqishme përplot me inovacione.

"Jam e bindur se nëse zgjidhet në mënyrë të drejtë detyra e sotme e madhe, siç është fluksi dhe integrimi i aq shumë njerëzve, do të jetë shembull për ardhmërinë"- theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel.