Maqedoni
Programi festiv në TVM2, shumë zbavitje dhe risi gjatë 2016-ës
31.12.2015 14:34
Me një program të begatë artsitik, përplot zbavitje, TVM2 po përmbyll 2015-ën...

Tre netë rradhazi në ekranet tuaja televizive do t’u ofrohet emisione zbavitëse, këngë popullore por edhe emisione të ndryshme për fëmijë. Kryeredaktroja e TVM2 Migena Gorenca paralajmëron risi programore vitin edhe në vitin që vjen.
“Gjatë gjith muajit Janar Kompromisi është emisioni i ri. TVM2 do të ketë shumë risi këtë vit dhe janë tetë projekte të reja risi, Ne kemi lidhur veçmë kontratat, ekipet dhe producentët kanë filluar punën e tyre në teren. Përveç emisioneve të fëmijëve ne do të rikthejmë përallat shqiptare në ekran. Kemi dy seriale të reja “Pranverë e paharuar në fshatin e haruar” do të fillojë të xhirohet menjëherë pas vitit të ri. Gjithashtu një film tjetër serial me 30 episode do të jetë edhe filmi “Kompania.”- tha Migena Gorenca, kryeredaktore e TVM2.
Përpos përpjekjeve për të sjellur risi programore, TVM2 vitin që po lëmë pas rregulloi statusin e gjith të punësuarve shqiptarë.
“Ne patëm fatin për herë të parë në historinë e këtij televizioni ti punësojmë të gjith të punësuarit momentalisht që gjendeshin në television. Ne kemi pasur njerëz me dhjetë pesëmbëdhjetë vjetë përvojë pune që askush nuk ua kishte zgjidhur statusin. Kjo ishte mrekullia e 2015-ës, mrekulli që ende nuk besohet që e kemi arritur. Në këto pesë vjet ne kemi punësuar mbi 90 shqipëtarë në RTVM dhe kjo ëhstë një e arritur shumë e madhe.“- shtoi Gorenca.
Padyshim se pjesë e paletës programore të TVM2 gjatë 2016 –ës do të jenë emisionet që deri më tani kanë zgjuar kurreshtjen e opinionit si ato zbavitëse, kulturore, arsimore por edhe sociale me tendencën që ekrani i TVM2 të tërheq vëmendjen tuaj edhe në të ardhmen.
MERAL ISMAILI
