Maqedoni

Politikanët mesazhe urimi për vitin e ri

31.12.2015 15:01

2016 është viti i popullit, vit kur qytetarët në zgjedhje të drejta dhe demokratike më 24 prill...

2016 është viti i popullit, vit kur qytetarët  në zgjedhje të drejta dhe demokratike më 24 prill, do të njoftoj vendimin dhe do të dërgoj mesazhin e shumpritur”, kështu u shpreh kryeminsitri Nikolla GRuevski, në fjalimin e tij të fundvitit.  
 
Gruevski me këtë rast përmendi ngjarjet më të rëndësishme politike shoqërore dhe ekonomike që shënuan vitin 2015, duke u fokusua në skandalin e përgjimeve, përleshjen e armatosur në Kumanovë dhe zhvillimet ekonomike.
 
“Dëshira për të rrëzuar qeverinë, dikë e detyroi që në mënyrë të paligjshme dhe kriminele të organizojë dhe të incizojë biseda telefonike të një numri të madh të politikanëve, të cilat pasi ishin montuar, u përdorën si armë për të ardhur në pushtet. Nuk mund e të mos përmend edhe ngjarjet në Kumanovë, të cilat dhanë një vulë tjetër të gjitha ngjarjeve shoqërore, politike dhe të sigurisë. Raportet mes bashkësive të ndryshme etnike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjithashtu do të jenë në prioritete, sepse bashkëjetesa paraqet faktor kyç për progresin tonë”, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski. 
 
2016 do të jetë vitë I drejtësis vlerson lideri I LSDM-së Zoran Zaev, sipas të cilit do të ndodhin ndryshime të mëdha të cilat askush nuk do të mund ti parandaloj pasi që vendosmëria dhe vullneti i popullit është i pandalshëm.
 
“Do t’i ulin poshtë kokat ata të cilët lënduan, vodhën dhe gënjyen, ata do të kthejnë gjithçka morën! Pas të vërtetës çdoherë vjenë drejtësia. Viti 2016 do të jetë vit i drejtësisë. Do të mund të jetoni në një shoqëri të drejtë, pasi në zgjedhjet e radhës do të vendosim në mënyrë të drejtë, për vete, për fëmijët tanë, për ardhmërinë e shtetit tonë të përbashkët”, shprehet kryetari  i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Duke dëshiruar Vit të Ri 2016 me fat dhe të begatë, presidenti Ivanov thotë se festat që na vijnë në shtëpinë tonë, të na sjellin gëzim, lumturi dhe fat familjar.
 
Ndërkohë kryeparlamentari Trajko Veljanovski, duke dëshiruar një vitë të mbar, uroi që 2016 të jetë vitë pa turbulence dhe kriza politike, ndërsa interesat e qytetarëve të vendosen para interesave partiake.
 
SANIJE KASAMI