Botë
Siri: 16 të vrarë 30 të plagosur
31.12.2015 15:32
Edhe sot njoftohet për viktima në Siri, prej ku bëhet e ditur se 16 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet që kanë goditur një qytet që kontrollohet nga kurdët...

Sulmet kanë pasur në shënjestër restorantet në qytetin Qamishli, pranë kufirit me Turqinë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri.
Së paku njëri nga shpërthimet ka qenë sulm vetëvrasës, ka thënë burimi i njëjtë.
Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në zonat kurde, javëve të fundit.
